Fabrika e Verës Delvinë me sipërfaqe ndërtimi 1860 m2 në sipërfaqe dhe me një kate nën toke rreth 3 kate në thellësi, që është 1240 m2 . Fabrika ka truallin që zë dhe në funksion 6980 m2 . Fabrika është ndërtuar me beton arme. Në pjesën e sipërme ka 42 vaska xhami, nga 20 ton cdo vaskë. Secila vaske është e ndërtuar në formën e shishes, është e betonuar dhe nga brenda është veshur me baltë xhami, lëng xhami dhe në fund me pllaka xhami. Bodrumi eshte i ndërtuar me 42 vaska te tjera në të njëjtën përbërje dhe me të njëjtin kapacitet 20 ton secila. Në bodrum është temperatura konstante 18 gradë dimër dhe verë. Kantina ka kapacitetin rreth 3 milion shishe. Në pjesën e sipërme ka edhe nje ambient jashtë vaskave rreth 1000 m2 për pajisjet, ka gjithashtu dhe 4 ambjente nga 200 m2 dhe më tej ka katër tualete dhe ambjente në dispozicion të prodhimit. Fabrikës i është bërë një remont që nga hidroizolim, shtrim sheshesh, suva të jashtme dhe të brendshme, janë vendosur dritare dyer alumini edhe të gjitha portat po kështu është bërë ndricimi me kanelin si dhe është montuar sistemi i kamerave. Sipërfaqe totale trualli ka 6980 m2. Ka rreth 100 rrenje ullinj nga 20 deri 25 vjecar, 400 rrenje rrush, dhe ambjente me te gjitha frutat. Ka gjithandej gjelberim. Tani kantina është funksionale në agroturizëm. Cdo gjë prodhohet në fabrikë. Objekti është i rrethuar dhe cdo gjë i përgjigjet kohës dhe hapja e derës bëhet me pult. Gjithashtu ka edhe një shatërvan para kantinës. Ne kate te dyte te objektit mbi tualetet ka një shtëpi banimi rreth 140 m2.